Lajme

Tea Trifoni i bashkohet Big Brother Albania VIP

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:08 / 25 December 2022

Banorja e pestë që i bashkohet Big Brother VIP Albania 2 është Tea Trifoni. E bërë e famshme pas aventurës së saj në një tjetër emision të Top Channel, Për’puthen, Tea tregoi në klipin prezantues se çfarë i pëlqen më së shumti te vetja.

“Tipari që më pëlqen më tepër janë sytë. Te karakteri më pëlqen qetësia”, u shpreh Tea. Më pas shtoi se përton të laj enët, problem që mesa duket do e ndajë dhe me banorë të tjerë në shtëpi.

Kujtojmë se më parë i janë bashkuar shtëpisë më të famshme Olta Gixhari, Krist Aliaj Dragot, Zhaklina Gjolla dhe Herion Mustafaraj.