Lajme

Telekomi nëshkruan kontratë me Digitalbin, 1.3 milionë euro vlera

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:57 / 23 January 2024

Ndërmarrja Publike Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratë me platformën nga Shqipëria ‘Digitalb’, sipas të cilës Telekomi i Kosovës e merr të drejtën e transmetimit të kanaleve të DigitAlb në Kosovë për dy vitet e ardhshme.

Vlera e kontratës së nënshkruar mes palëve është 1.3 milionë euro.

“Kësisoj, abonuesve të Telekomit të Kosovës do t’u ofrohen kanalet dhe përmbajtja më e kërkuar televizive në hapësirat shqipfolëse. Këtu përfshihen: Top Channel, Klan Shqipëria, Klan Maqedonia, ligat më të njohura të futbollit evropian, filma të zhanreve më të shikuara, seriale me karaktere mbresëlënëse, programe edukative, dokumentarë magjepsës, BBVA3 që vjen në ekranet kosovare ekskluzivisht nëpërmjet TV Vala dhe shumë e shumë kanale të tjera të platformës DigitAlb, krahas atyre të Tring”, thuhet në një njoftim, transmeton lajmi.net.

Telekomi ka bërë të ditur se klientët do të kenë qasje në kanale të shumta që transmetojnë futboll, përfshirë Premier ligën angleze.

“Nga kanalet sportive, pakot e reja të Telekomit të Kosovës përfshijnë edhe kanale sportive me lojërat e ligave më të njohura botërore, që ju mbajnë në teh të kolltukut, si: Liga Angleze “Premier League”, Liga Gjermane “Bundesliga”, Liga Italiane “Serie A”, Liga Holandeze “Eredivisie”, përfaqësuesja e Kosovës, FA Cup, kupat e Spanjës, FFF Coupe de France, kupa e Holandës, si dhe shumë evente të tjera sportive”.

Shitjet dhe instalimet e reja, përmes platformës me përmbajtje të re, do të fillojnë qysh nga pasnesër (ditë e enjte, datë 25.01.2024), thuhet në njoftim.