7:34 / 15 October 2025
Debat i tensionuar mes Ramiz Lladrovcit dhe analistit Valon Syla në emisionin “Pressing” përfundon me replika të forta dhe largimin e Sylës nga studio.
Në emisionin politik “Pressing”, që po transmetohet sonte, situata u tensionua pas një debati të nxehtë mes Ramiz Lladrovcit, fitues i zgjedhjeve në komunën e Drenasit, dhe analistit Valon Syla.
Gjatë diskutimeve, Lladrovci e pyeti Sylën nëse ishte “i dehur”, çka u prit me reagim të menjëhershëm nga analisti. Syla iu përgjigj se “kjo është akuzë islamiste” dhe më pas i tha Lladrovcit “vazhdo monologun”, duke u ngritur menjëherë dhe duke e lëshuar studion.