Lajme

Tensione në Kuvendin e Istogut, përplasen ashpër LDK dhe AAK

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:28 / 19 March 2022

Kuvendi Komunal në Komunën e Istogut ka mbajtur seancën e radhës, e cila ka kaluar me tensione.

Kjo pasi mes asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur një përplasje.

TV Fontana, ka publikuar një videon ku shihen asambleistët e AAK-së dhe ata të LDK-së duke debatuar me njëri-tjetrin.

Madje kjo përplasje si duket gati ka eskaluar në përleshje fizike.

Për të evituar përplasjen kanë ndërhyrë personat tjerë prezent.