Lajme

Tensionimi i debatit, Zeka lëshoi studion: Kush kishte të drejtë Krenar Shala apo Milaim Zeka ?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:44 / 9 November 2022

Komentatori politik, Milaim Zeka ka lëshuar studion teksa është përplasur me Krenar Shalën në debatin e Politikos në Kanal10.

Zeka nuk u pajtua me deklaratën e Shalës drejtuar Halil Matoshit.

Ai tha se nuk mund të lejojë askënd të fyej e denigrojë njerëzit që janë flijuar për këtë vend, shkruan Gazeta10.

“Nuk ndihem mirë kur çifti i Krenarit i thotë Halil Matoshit e plotëve që jeni dorëzuar para Serbisë. Sinqerisht nuk ndihem mirë. Është fyerje e padurueshme kur ky iu thotë njerëzve të rezistencës e luftës që jeni dorëzuar. Kur bëhen fyerjet e padurueshme unë s’përmbahem. Këta janë ata që e kanë dhunnu shtetin e Kosovës”, tha Zeka i tensionuar në Politiko.

Derisa Shala nuk ka pranuar që e ofendoi Zekën, por mëgjithatë a i kërkoi falje publike atij.

‘Për besë unë nuk e ofendova askënd. Por, nëse e kam ofendu Zekën unë i kërkoj ndjesë. Mua s’mu dukë që e ofendova”, tha Shala.