Lajme

Tërmkolli i kundërpërgjigjet Ramës: Trushpërlari sorosian e serbian, Edi Rama harron se Serbia…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:33 / 9 June 2022

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili duke marr shembull pajtimin e Amerikës e Japonisë dhe Francës e Gjermanisë, u mundua t`ia mbush mendjen vendit tonë që të bëhet pjesë e “Open Balkan”.

Ajo ka theksuar se Edi Rama harron fakrin se as Gjermania e as Artiska nuk nuk e kontestuan shtetin e pavarur të Japonisë as të Francës dhe nuk i luftuan ato edhe pas përfundimit të luftës.

Trushpërlari Edi Rama

Sot, trushpërlari sorosian e serbian, Edi Rama që quhet Kryeministër i Shqipërisë, na mbajti ders politik ne “kosovarëve’ se si qenkan pajtuar Amerika e Japonia dhe Franca e Gjermania, që edhe pas hedhjes së bombave dhe luftës kundër njëri tjetrit, i paskan kthyer kurrizin të kaluarës duke shikuar përpara. Për t’ia mbushur mendjen Kosovës për pjesëmarrje në “Open Balkan”! Për të përligjur projektin antishqiptar “Open Balkan”, si shërbimi më i mirë që dikush i ka bërë Serbisë për “amnistimin” për krimet dhe gjenocidet e saj në Ballkan, së paku në këto 30 vite të fundit.

E saktë, ajo që thotë Edi Rama edhe për Amerikën e Japoninë edhe për Francën e Gjermaninë. Por trushpërlari e harron vetëm një fakt krejt “të vogël” se as Amerika e as Gjermania nuk e kontestuan shtetin e pavarur të Japonisë as të Francës dhe nuk i luftuan ato edhe pas përfundimit të luftës. Shprehën edhe keqardhje edhe kërkim falje, madje ndokund paguan edhe reparacion të dëmeve të luftës. Serbia jo vetëm që nuk e pranon shtetin e pavarur të Kosovës, por me tërë arsenalin e saj politik, diplomatik e tjetër e lufton edhe sot Kosovën, shtet i pavarur”, u shpreh Tërmkolli.

Sipas ish deputetes, kryeministri Rama në vend se ta drejtonte presionin ndaj Serbisë në ndalimin e sulmeve të saj kundër Kosovës dhe njohjen e shtetit të Kosovës, ai i është turrur Kosovës bashkë me Serbinë, që ta plandosin atë.

“Ky trushpërlarë që quhet Kryeministër i Shqipërisë, duhet një minutë e para të shkojë në harresën historike si një nga antishqiptarët më të mëdhenj të “kohës së demokracisë”, vetëdijshëm a pavetëdijshëm. Është për t’u habitur vetëm një gjë, se si shumë atdhetarë e partriotë që janë në PS të Shqipërisë nuk kanë asnjë fjalë rreth punëve më të ndyta të kryetarit të saj, Edi Rama”, ka deklaruar ajo.

“Sa i përket pjesëmarrjes së ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, z. Hill, në ndejën para takimit të “Open Balkan” në Ohër, ose edhe pjesëmarrjes virtuale të Escobar në këtë takim, pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, për projektin e tyre (ruso-serb), Amerika nuk do të ishte ajo që është po të mos vepronte në këtë mënyrë!”

#MT

Descoperă cele mai bune trucuri de viață, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Află cum poți să-ți faci viața mai ușoară, să gătești preparate delicioase și să ai un grădină frumoasă. Fii gata să descoperi cele mai interesante și practice sfaturi care îți vor schimba viața în bine! Delicii de iarnă: Cireșe întregi și aromate pentru Secretele mașinii de spălat: marturia unei femei despre butonul Cele 8 legume de toamnă pe care le Metoda rapidă Un strop de vară Cum să scapi de buruienile într-o singură mișcare: un O alternativă la 10.000 de pași pe Descoperiți cele mai bune trucuri pentru gospodărie, rețete delicioase și sfaturi utile pentru grădinărit pe site-ul nostru! Aici veți găsi informații practice și sfaturi pentru a vă simplifica viața de zi cu zi. Indiferent dacă doriți să învățați cum să gătiți cele mai bune mâncăruri sau să aveți un grădina frumoasă și roditoare, suntem aici pentru a vă ajuta. Vă promitem că veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă transforma casa și grădina într-un loc minunat. Nu ratați șansa de a descoperi secretele unei vieți mai bune!