Melihate Tërmkolli: S’ka mbetë çfarë të ndahet më shumë në LDK, apo ka ende?!
Ajo që është e rëndësishme është se as LDK-ja dhe as partitë tjera “opozitare”, nuk kanë një plan as projekt politik për çështje thelbësore esenciale për shtetin e kombin. Janë kozmetikë e pushtetit, madje edhe imitatorë, me deklarata për çështje periferike pa hyrë asnjëherë në esencë të problemeve dhe zgjidhjes së tyre. Mbase nuk dinë ndryshe! Përndryshe LDK-ja, pas Presidentit Rugova e në veçanti që kur sorosianët janë në krye të saj, kanë larguar pothuaj të gjithë përfaqësuesit më eminentë të politikës rugoviane, ndërsa përditë thirren në Rugovën.
Megjithatë, në LDK dhe në këtë vend ka ende potencial politik e kombëtar, me bazament rugovian që mund të udhëheqin politika të mirëfillta shtetërore kombëtare.