6:35 / 1 May 2022
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ua ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.
Ai përmes një adresimi për media këtë të diele, iu drejtua besimtarëve një ditë para festës që pason muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kreu i Bashkësisë Islame, tregoi se këtë vit Ramazani ishte më ndryshe.
“Pas dy viteve me pandeminë kësaj radhe Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër Bajramit po e fillojmë pa masa kufizuese, rikthyem atmosferën në shtëpitë tona, bëmë namaze e ibadete në xhamitë tona” tha Tërnava.
Në natën e madhe para Fitër Bajramit, ai uroi për paqe e dashuri në gjithë botën.