Lajme

Tha se e ka dashnore, Egli i kthehet Gjestit: Pse i gënjen njerëzit? Nuk po kanë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:52 / 18 January 2025

Gjesti i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë para të gjithë banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.

Teksa disa prej tyre po i përdornin fjalën ‘dashnore’ që ai tha në mëngjes kur u zgjua, Gjesti në një moment u shpreh: “Eglin e kam dashnore”.

Banorja nuk e mori në konotacion të keq, pasi ai i shpjegoi se në Kosovë i thonë të dashurës.

Por më pas Egli e pyeti se “pse po i gënjen njerëzit, se nuk i ka marrë leje për këtë?”.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: E di unë me ça mendimi po e them, e shpjegoj edhe për publik, dashnore në Kosovë i them femrës, të dashurës. Këtu po i thonë ndryshe. Ok, në rregull

Egli: Po pse i gënjen njerëzit? Se nuk më ke marrë leje mua për këtë gjë

Gjesti: Duhet moj, s’kam ça të bëj, për të shuar muhabetin duhet. Kështu nuk kanë ça të thonë, veç po e përmendin edhe po ikin. Duhet moj Egli

Egli: Nuk po kanë respekt fare më për mua

Gjesti: S’duhet me pas respekt për ty. E shikon ça janë në gjendje të bëjnë, nuk kanë mëshirë