Lajme

Thaçi e ka sot ditëlindjen, Krasniqi: Dielli do të lind përsëri!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:41 / 24 April 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar ish presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes.

Krasniqi ka postuar një fotografi me Thaçin dhe ka shkruar: Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lind përsëri!

Thaçi sot mbush 56 vjet dhe kjo është ditëlindja e katërt që e feston larg familjes.

Ai dha dorëheqje më 5 nëntor 2020 nga posti i presidenti dhe që atëherë ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuzat për krime lufte.