Lajme

Thaçi: PDK dhe Lista Serbe sot mbajtën takim të fshehtë dy orësh në një restorant në Milloshevë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:30 / 18 November 2022

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka thënë se kryetari i komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqësuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit,

Përmes në postimi në facebook, Thaçi ka deklaruar se, është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti që para ca ditësh tha se po lëshon institucionet e Republikës së Kosovës, po lufton çdo ditë shtetin tonë, konsultohet çdo ditë me Vuçiqin sot takohet edhe me një parti të opozitës në Kosovës.

“Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK se nuk mundet pa e taku.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.