Mediumi prestigjioz nga Britania e Madhe, “The Economist”, ka shkruar një artikull në lidhje me fitoren e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“The Economist” ka pasur një interpretim interesant, duke renditur disa faktorë se pse Kurti fitoi.
Në artikull, “The Economist” vlerëson se Kurti mori lavdërime për udhëheqjen e asaj që konsiderohet si “qeveria më e pastër që ka pasur vendi”.
“Z. Kurti sulmon ashpër korrupsionin e opozitës së vendit gjatë viteve të tyre në pushtet, por ka një pikë: qeveritë e tyre ishin me të vërtetë të korruptuara. Përkundrazi, Z. Kurti ka marrë lavdërime për udhëheqjen e asaj që konsiderohet gjerësisht si qeveria më e pastër që vendi ka pasur që nga pavarësia” – ka shkruar “The Economist”, ndër të tjera.