“The Economist”, njëra nga gazetat më me ndikim në rrafshin ndërkombëtar, ia ka kushtuar një artikull zgjedhjeve në Kosovë, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor.
Gazeta britanike ka lavdëruar demokracinë kosovare, duke theksuar se zgjedhjet treguan se demokracia e Kosovës është e fortë.
Tutje, sipas “The Economist”, fitorja e Albin Kurtit, kryetar i VV-së, përmirëson marrëdhëniet me BE-në, por jo me Serbinë.
“Kushdo që dyshon nëse ndërhyrjet ushtarake perëndimore kanë pasur ndonjëherë për qëllim të sinqertë nxitjen e demokracisë, duhet të hedhë një sy nga Kosova. Vendi ia detyron pavarësinë një ndërhyrjeje të NATO-s të udhëhequr nga SHBA në vitin 1999, e cila ndali një fushatë brutale spastrimi etnik nga Serbia, pjesë e së cilës ishte atëherë Kosova. Rreth 26 vjet më vonë, Kosova është relativisht e qëndrueshme dhe demokratike, megjithëse e varfër. Më 28 dhjetor ajo mbajti zgjedhjet e saj të dhjeta parlamentare. Rezultati ishte një fitore bindëse për Albin Kurtin, kryeministrin, duke i dhënë atij mandatin për të ratifikuar një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe për të zhbllokuar 880 milionë euro (1.03 miliardë dollarë) ndihma të bllokuara” – ka shkruar “The Economist”, ndër të tjera.