Nga Rexhep Torte
Vëllazëria e miqësia e Serbëve dhe e rusëve është shekullore, dhe është iluzion e fantazi përcaktimi i Antony Blinkenit- Sekretarit Amerikan të Shtetit, i Derek Cholletit-Këshilltarit të Lartë të në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe i Gabriel Escobarit- të dërguarit Special të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, për ta joshur Serbinë kriminale drejt Perëndimit me investime të mëdha në Serbi dhe me themelimin e Asociacionit serb në Kosovë, me arsyetimin se ky asociacion na qenka nënshkruar në Bruksel në vitet 2013 dhe 2015, dhe se e paska miratuar edhe Parlamenti i Kosovës.
Administrata e SHBA-ve dhe Administrata e BE-së e dinë mirë, se Marrëveshja për Asociacionin është nënshkruar e miratuar nga tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, se nuk është regjistruar në Regjistrin e OKB-së, nuk është miratuar në Parlamentin e Serbisë, dhe se ajo çka është më e rëndësishme ky Asociacion është i rrezikshëm për funksionimin e shtetit të Kosovës, sepse krijon një mini-shtet serb në Kosovë.
Në botë ka shumë shembuj ku janë anuluar shumë marrëveshje dhe traktate me rëndësi të madhe globale, dhe se nuk ka arsye pse të mos anulohet edhe marrëveshja për këtë Asociacion serb të dëmshëm për Kosovën viktimë, por i dobishëm vetëm për qëllimet hegjemoniste të Serbisë gjenocidale.
Antony Blinken, Derek Cholet dhe Gabriel Escobar në SHBA-të, si edhe Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak në BE, në historinë e diplomacisë do të mbeten figura pro serbe dhe anti shqiptare dhe anti demokratikë.
Kosova është në të drejtën dhe të vërtetën e saj, Kosova po e mbron sovranitetin dhe integritetin territoial të saj.
Kosova me Kushtetutën e saj demokratike nuk e rrezikon asnjë banor të saj pa marrë parasysh etninë.
SHBA-të dhe BE-ja janë duke ushtruar ndaj Kosovës autoktone trysni të madhe për themelimin e Asociacionit një etnik serb të pakicës serbe që përbën 50 mijë serbë që janë mbeturinë e hordhive të egra serbe që erdhën nga Karpatet.
SHBA-të dhe BE-ja, nuk po i përfillin fare liritë dhe të drejtat e më shumë se 120 mijë shqiptarëve autoktonë që jetojnë në Luginën e Preshevës në Serbi, dhe që i janë nënshtruar një diskriminimi dhe presioni total për tu shpërngulur.
SHBA-të dhe BE-ja nuk duhet ta mashtrojnë veten se Kosovën e kanë në xhep për shkak të besnikërisë dhe sinqeritetit së saj ndaj SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, dhe se Kosova është pa miq të vërtetë.
Administrata e SHBA-ve, me Antony Blinkenin, Derek Cholletin dhe Gabriel Escobarin dhe Admoinistrata e BE-së me Joseph Borellin e Miroslav Lajçakun, duhet ta dinë se para të drejtës së Kosovës dhe para Zotit të Madhërishëm nuk peshojnë as sa një qime floku dhe as sa një pikë uji në oqean.
SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dinë se Zoti i Madhërishëm është krijuesi i botës dhe se vetëm ai vendos se çka do të bëhet edhe me Kosovën dhe me botën, e askush tjetër.
SHBA-të dhe BE-ja e dinë se Kosova dhe mbarë shqiptarët, me përjashtim të opozitës mjerane në Kosovë, do të reagojnë me tërë mjetet kundër themelimit të Asociacionit serb.
SHBA-të dhe BE-ja nëse duhet ta ruajnë demokracinë, paqen dhe sigurinë në Ballkan, duhet që me gjuhën e forcës së sanksioneve të ashpra ta disiplinojnë dhe reformojnë Serbinë kriminale, e jo me përkëdhelje e ledhatime.
Serbia gjenocidale edhe sot në shekullin e 21 po kërcënon dhe po provokon luftë okupuese dhe hegjemoniste.
Këtë me deklaratat e tyre luftënxitëse po e dëshmojnë çdo ditë krimineli Aleksandër Vuçiq- Presidenti i Serbisë dhe krimineli Ivica Daçiq- Ministri i jashtëm i Serbisë, që të dy bashkëpunëtorë të ngushte të ish kriminelit Sllobodan Millosherviq.
Këtë e dëshmoi edhe Marko Gjuriq në fjalimin e tij në mes të SHBA-ve më 19 shkurt 2023 në tubimin me mërgatën serbe ku deklaroi se, “ Jemi në një pikë kthese të historisë, ku fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës tonë etnike historike nga Beogradi në Kosovë dhe në pjesët e tjera të ish Jugosllavisë ku jetojnë serbët”.
Këtë e dëshmoi edhe 21 shkurti i vitit 2023, që shënoi 15 Vjetorin e djegies së Ambasadës së SHBA-ve nga protestuesit serbë katër ditë pas shpalljes sw pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në protestat e organizuara nga Marko Gjuriq, Petar Petkoviq dhe Misha vasiq lojalët më besnikë të kriminelit Akelsandër Vuçiq.