Lajme

T’i dalim zot Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:06 / 5 August 2022

T’i tregojmë Serbisë se, shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, me identitet, gjuhë, tradita e kulturë të pakontestueshme nga askush.

T’i tregojmë Serbisë se, serbët në Ballkan janë ardhacakë nga malet e Kaukazit dhe se çdo pëllëmbë toke që e kanë sot e kanë okupuar me vrasje, masakra dhe dëbime të shqiptarëve.

Se Serbia dhe serbët as në Kosovë dhe as një trojet e tjera të okupuara shqiptare nuk mund t’i shkulin rrënjët e thella Dardane-Ilire paraardhës të shqiptarëve.

Se Serbia dhe serbët në Ballkan janë mish i egër që synuan t’i okupojnë edhe Kroacinë, edhe Bosnjë e Hercegovinën edhe Slloveninë, për t’i treguar botës se në Ballkan jeton vetëm shumica serbe.

T’u tregojmë e dëshmojmë SHBA-ve dhe BE-së se, Serbët në Ballkan sollën vetëm egërsinë dhe luftërat okupuese.

T’u tregojmë dhe dëshmojmë SHBA-ve dhe BE-së se, Serbia dhe serbët kurrën e kurrës nuk do të heqin dorë Rusia, nga vëllau i tyre i madh dhe i një gjaku.

Se Serbisë dhe serbëve gjithnjë më shumë u pëlqejnë raketat, tanket dhe autoblindat e Rusisë me të cilat po armatosen , sesa ombrella e NATO-s dhe ruajtja e paqes në botë.

T’i dalin zot Kosovës apel publik mbarë kombëtar shqiptar

Për atdhedashësit, akademikët, profesorët, historianët, gazetarët, publicistët dhe tërë intelektualët dhe mbarë qytetarët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshëvës dhe në diasporë.

Non-paperi i Parisit i publikuar më 22 maj 2021, si nismë Gjermano- Franceze me dakordimin e SHBA-ve, përbën thikë në shpinë për Kosovën dhe favorizim maksimal për Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve.

Përbën rrezik që Kosova të behet mish për top për t’i plotësuar kërkesat hegjemoniste të Serbisë për arritjen e nje kompromisi në dialogun Kosovë-Serbi, të dëmshëm për Kosovën.

T’i dalim zot Kosovës, ta ndihmojmë pa kursyer Kosovën me të gjitha mjetet mundshme demokratike në çdo çast, kudo që ndodhemi dhe kudo që na jepet mundësia.

Në këtë udhëkryq ku sot po ndodhet Kosova me lirinë dhe pavarësimë të fituar pas më shumë se një shekull vrasjesh, masakrimesh dhe dëbimesh të shqiptarëve nga Serbia agresore gjenocidale e vrasëse.

T’i dalim zot Kosovës të larë e të njomur me gjakun e shqiptarëve gjatë shekujve në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe të nderit të familjes shqiptare.

T’i dalim zot Kosovës si nëna fëmijës dhe si fëmija hallall nënës, për ta nderuar veten tonë, familjen tonë, fëmijët tanë dhe për ta përçuar brez pas brezi lavdinë tonë kombëtare shqiptare, e jo tradhtinë e dëmshme dhe të pistë shqiptare.

T’i dalim zot Kosovës duke i lënë anash inatet, interesat tona vetjake, ambicjet tona partiake të sëmura bajraktariste, karieriste e materialiste.

T’i dalim zot Kosovës duke u mobilizuar i tërë kombi shqiptar për ta demaskuar gjer në fund Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

T’i demaskojmë gënjeshtrat e Serbisë kriminale me të vëtetën tonë shqiptare