9:49 / 23 December 2024
Biznesmeni Elton Iliriani ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqet këngëtarja Parashqevi Simaku, duke kënduar një këngë që mban titullin “Ti je dielli im” (shqipëruar), të cilën ia dedikon pikërisht atij.
Ai shprehet se kjo është dhurata e vetme që mund të pranojë prej tij dhe se kjo është e paçmueshme.
Në këtë video Simaku shfaqet duke kënduar dhe duke luajtur kitarë.