Lajme

‘Ti je me Serbinë’, reagon Gashi: ‘Une as s’jom argat, as shpijun, s’ja u fali’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:07 / 29 September 2023

Gazetari dhe analisti Astrit Gashi, ka reaguar ndaj kritikave dhe kërcënimeve të disa personave që iu adresohen atij, se është më Serbinë, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka deklaruar se kush do që i thotë ‘Ti je me Serbinë’, do i kap për fyti.

Tutje, ai ka shkruar se  nuk do të ia fal mësepse nuk jam as argat e as spijun i Serbisë.

“Ky eshte kerrcenim zyrtar! Kur folni beni keso rrenash, as nuk ja u fali, as nuk ja u harroj. Une as s’jom argat, as shpijun, S’JA U FALI”, ka shkruar ai  në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Ju dua te gjitheve qe po me thojne te qetesohem. NUK PRANOJ me qu qetesu. Se kam mendje, shpirt e zemer te paster. Po ju thom publikisht qe kushdo qe me thote ” ti je me Serbi” rujuni se ku te ju nxo kom me ju kap per fyti. Mas paku!
Ky eshte kerrcenim zyrtar!
Kur folni beni keso rrenash, as nuk ja u fali, as nuk ja u harroj.
Une as s’jom argat, as shpijun, S’JA U FALI.
Jeni mesu me thane cka ta doni me ata qe e kane bishtin e nxen. Une JO.”