Lajme

Time Kadrijaj: Qeveria e Albin Kurtit, e vetmja që i ka sjell dëme të mëdha Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:36 / 13 May 2024

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se veprimet e pa koordinuara me aletatët tanë, nuk i bëjnë mirë Kosovës.

Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, edhe me çështjen e dinarit, Kurti ka bërë veprime populiste, pasi sipas saj, po mundohet që ta mbajë elektoratin e vetë.

“Me eksperimentet e Qeverisë tashmë jemi mësuar, fillimisht e ka nisur me implementimin e marrëveshjes për targa, që më pas pati pasoja veç Kosova. Këto veprime të pa koordinuar me aleatët tanë nuk i bëjnë mirë dhe nderë Kosovës dhe ne ende po ballafaqohemi me pasojat e atij veprimi të pamatur”, tha Kadrijaj.

“Duke qenë se Kurti ka pranuar të gjitha kushtet, ka pranuar marrëveshjen në Bruksel, ‘Zajednicën’ e tyre, tash po mundohet me veprime populiste të mbajë elektoratin e vetë dhe t’iu thotë votuesëve të vet, kinse po bën diçka, në pjesën e veriore”, shton ai.

Të zvarritur, deputetja e AAK-së e sheh edhe procesin e dialogut.

“Normal që veprimi i BQK-së është i drejtë, e përkrahi, por veprimet e pa koordinuara nuk i sjellin dobi Kosovës. Ne po e shohim që po zvarritet gjithçka, përfshirë këtu edhe procesin e dialogut”, tha Kadrijaj.

“Meqenëse jemi në vitin e fundit të kësaj Qeverie, kjo është Qeveria më jotransparente dhe Qeveria që i ka sjell dëm Kosovës”, shton ajo për GazetaBlic.