Lajme

“Tokë e askujt”, Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu është tokë e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:50 / 16 October 2023

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës”, kështu u shpreh Albin Kurti teksa u pyet nga gazetarët për deklaratat e Edi Ramës se kjo hapësirë e Kosovës është shndërruar në tokë të askujt.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, ne kemi nevojë për më shumë siguri. Trupat e NATO-s të jenë në patrullime të përbashkëta me policinë e Kosovës, duke qenë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, këtë e bën policia e Kosovës. Integriteti territorial është i pacenueshëm, Veriu është tokë e Kosovës”, tha Kurti.