Lajme

Tomë Gashi: Ata që vinë në Vetëvendosje, asnjëherë mos ta llogarisin se aty do pasurohen

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:16 / 9 September 2022

Avokati Tomë Gashi,  i cili është edhe mbështetës i partisë në pushtet, ka postuar një deklaratë të kryeministrit Kurti, të cilën ky i fundit e ka thënë dy vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi shtroi pyetjen: “E keni ditë para se me ardhë në VETËVENDOSJE! Apo e kuptuat me vonesë?”, duke vendosur edhe deklaratën e Kurtit:

“Ata që vinë në Vetëvendosje, asnjëherë mos ta llogarisin se aty do pasurohen. Ata që i duan shumë paratë dhe që dëshirojnë të bëhen të pasur le ta provojnë fatin e tyre në biznes por jo duke ardhur në VV, sepse aty je për ti shërbyer popullit e jo për ta vjedhur atë.”

Duket se rikujtimi i kësaj deklaratë u bë mas  dorëheqjeve të fundit nga Vetëvendosje.