11:21 / 28 August 2022
Marrëveshja e arritur mes Kosovës e Serbisë për reciprocitet me dokumente ka ngjallur reagime të mëdha në vend e jashtë tij.
Reagime mund të ndahen në dy kampe, ku kishte të tillë që e kritikuan, ndërsa edhe të atillë që e lavdëruan.
Njëri nga këta të fundit është edhe avokati i njohur kosovar që njihet për simpatinë e madhe që ka për partinë në pushtet.
Tomë Gashi duke i uruar kryeministrit Kurti jetë të gjatë ka festuar këtë marrëveshje në bregdetin shqiptar duke mos fshehur as gëzimin që po e përjeton.
Postimi i plotë në facebook:
Jete te gjate o Albin
Tu festu reciprocitetin ne Ksamil
Reciprociteti te ban me krahë