Lajme

Tomë Gashi publikon foton: Armiqtë e kombit shqiptar brinjë nuk kanë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:09 / 13 October 2024

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte për vizitë në dy shtete të Ballkanit Perëndimor, Shqipëri dhe Serbi.

Erdogan, ka thënë të premten se Turqia dhe Serbia kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i zhvilluar industritë e veta të mbrojtjes.

“Turqia dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa së bashku, por këta hapa janë formimi i përbashkët i një industrie të mbrojtjes, për të garantuar paqe”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Pas kësaj, ka pasur një reagim nga avokati Tomë Gashi, duke publikuar një foto ku shihen së bashku, Erdogan, Vuçiq dhe Dodik mbi tl cilën shkruan se këta janë armiqët e kombit shqiptar.