Lajme

Tomë Gashi reagim të ashpër ndaj kritikëve të Mentorit: Në shënjestër, në fakt, është Vetëvendosje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:56 / 22 June 2025

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj sulmeve që, sipas tij, i drejtohen analistit Mentor Llugaliu, duke theksuar se në thelb, kritikët e tij kanë për qëllim Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gashi tha se Mentori s’ka nevojë për mbrojtje, por kritikoi ashpër disa OJQ dhe zëra publikë që, sipas tij, kanë përfituar miliona në emër të lirisë së shprehjes, ndërsa tani po përdorin presion politik dhe etiketime të rënda ndaj Kurtit.

Ai përmendi edhe rastet e shpifjeve, madje deri në kërcënime me jetë, kundër njerëzve që, siç tha, kanë mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Disa kur pa të drejtë e sulmojnë MENTORIN, në mendje e kanë VETËVENDOSJEN!

Disa kur e sulmojnë VETËVENDOSJEN, në mendje e kanë ALBIN KURTIN.

Të gjithë e dinë se MENTORI nuk ka nevojë për mbrojtje, por disave duhet me ua përkujtuar sa qindra mijëra euro e besoj edhe miliona keni marrë si OJQ për kinse promovim të fjalës së lirë.

Me kanë qysh po mendoni ju, me presion me ndikuar në Prokurori, disa prej jush ish dashtë me kanë çdo ditë ka nja 10-15 herë si të dyshuar aty.

A e dini more ju sa herë në ditë kinse në emër të fjalës së lirë i thoni Kryeministrit më të mirë që ndonjëherë ka pasur Kosova, Albin, se është spiun i Serbisë e, kur pini pak më shumë, ju e bëni edhe spiun i Rusisë.

Tash së fundmi keni premtuar se edhe jetën keni me ia nxirë, e kush nuk merret me ju për kërcënimin me jetë të atij që sovranitetin, cep më cep në Kosovë, e ka shtrirë.

Mentorin harrone e më shumë punoni!