5:17 / 30 June 2022
Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti tha sot se ai merr pjesë në çdo protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Alizoti tha se protesta është e domosdoshme në këtë vend.
“Mua nuk më ndiqni ndonjëherë me kaq shumë kamera si këta superstarët e politikës.
Unë marr pjesë me kënaqësi në çdo protestë kundër Edi Ramës, për grupin e punës nuk më ka njoftuar njeri. Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend, në PD duhet të ishin marrë mendimet e të gjithë deputetëve.
Ju falenderoj dhe për këtë vëmendjen e shtuar sot…,” tha Alizoti.