8:53 / 26 April 2024
Aktori i mirënjohur shqiptar Olsi Bylyku ka zbuluar së fundmi se është paditur nga stacioni televiziv ku ai nisi karrierën si artist, Top Channel. Ky zhvillim lidhet me pjesëmarrjen e tij në sezonin e tretë të spektaklit “Big Brother VIP Albania”. Duke ndarë lajmin përmes një postimi në Instagram, Olsi ka folur hapur për sfidat që po përballet si pasojë e padisë që ka marrë nga televizioni.