Lajme

Torte: Albin Kurti dhe Vjoa Osmani janë kundër Asociacionit dhe në mbrojtje të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:06 / 28 January 2023

NGA REXHEP TORTE

Me rëndësi është fakti që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të palëkundur në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës së Kosovës, duke mos pranuar asgjë që është në dëm të pavarësisië dhe të sovranitetit të shtëtit të Kosovës, pa marrë parasysh presionet qoftë të SHBA-ve, qoftë të BE-së.

Profesori amerikan Daniel Server- njohësi i shkëlqyer zhvillimeve në Ballkan, më 27 janar 2023, deklaroi se, “Sipas gazetës austriake “ Del Standard” Asociacioni nuk ishte në draftin e parë të planit franko- gjerman dhe se Beogradi e kërkon Asociacionin për të ushtruar kontroll ndaj Kosovës. Asociacioni është shtuar kohëve të fundit në tekst përmes një koncesioni që shtetet e QUINT-it ia bënë Qeverisë së Serbisë.

Ky propozim nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës si bazë. Nuk parasheh Asociacion të komunave shqiptare brenda Serbisë në Luinën e Preshëvës.

Në këtë tekst pesë shtetet vazhdojnë të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Kosova është shtet që s’ka zgjidhje tjetër përpos rrugës evropiane dhe NATO-s, prandaj presioni është i lehtë.

Prof. Daniel Server nuk e sheh mundësinë që Kosovës t’i hapet rrugë në anëtarësimin në OKB, ndryshe nga zgjidhja gjermano- gjermane e vitit 1972. Presioni ndaj Serbisë është pak e më pak. Aleksandër Vuçiq e ka luajtur suksesshëm duke balancuar me Kinën dhe Rusinë dhe BE-në e SHBA-në. Kjo lojë do të duhej të kishte marrë fund”, thotë Server.