Lajme

Torte: Albin Kurti është në rrugën e duhur dhe mbetet i palëkundur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:03 / 27 May 2023

NGA: REXHEP TORTE

Në këto kushte kur SHBA dhe BE nuk guxojnë ta kritikojnë Serbinë agresore gjenocidale hegjemoniste edhe kur është ptovokuese dhe luftënxitëse,Kosova duhet ta ndërpret dialogun Kosovë-Serbi sepse me kësi qëdrimi të njëanshëm të SHBA dhe BE , nuk i sjell asnjë të mire Kosovës konstruktive.

Ne shqiptarët nuk duhet të lejojmë që të na përsëritet historia.Kosovën nuk duhet asesi ta lëmë në duart e Antony Blinkenit,Derek Cholletit,Gabriel Escobarit Christopher Hillit dhe Jefrey Hovenierit nga SHBA-të,dhe në duart e pro derbëve Joseph Borellit e Miroslav Lajçakut nga BE-ja, die në duart e ambasadorëve të QUINT-it. Të gjithë shqiptarët duhe të bëhemi tok,për t’i dalur Kosovës zot.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës për nga intelektualiteti,gjindshmëria,pozicionimi,manovrimet dhe shkathtësia diplomtike në mbrojjen e të drejtës dhe të bvërtetës së Kosovës, ua kalon të gjithë të sipërpërmendurve, dhe këtë është duke e dëshmuar çdo ditë, në betejën e tij me Serbinë djallëzore dhe me dhe ndërkombëtarët hileqarë,këtë se luan as topi.

Albin Kurti i ka nuhatur qëllimet e Serbisë gjenocidale hegjemoniste se nuk do të pranojë asnjëherë Asociacion serb në Kosovë pa kompetenca ekzekutivve,sepse synimet e Serbisë janë okupuese.

Albin Kurti i ka nuhatur qëllimet e Serbisë gjenocidale hegjemoniste,e cila nuk ka kaçik të fillojë luftë në Kosovë dhe në Ballkan,sepse si bashkëpunëtor i ngushtë ish kriminelit Sllobodan Millosheviq,e din si përfunbdoi krimineli Sllobodan Millosheviq,dhe e din sie ashtu do të përfundojë edhe vetë Aleksandër Vuçiqi,sepse sot Kosova është shtet i pavarur e sovran,i njohur nga më shumë se 110 shtete të botës,se Kosova sot ka ushtrinë dhe policinë e saj,dhe se në Kosovë është baza uishtarake Bon Steelle e NATO-s.

Albin Kurti e din se edhe në rast të një konflikti eventual,Serbia gjenocidale hegjemoniste do t’i ketë përballë më shumë se 12 milionë shqiptarë nga Ballkani,Turqia dhe mërgata shqiptare.

E tërë kjo tregon se Serbia gjenocidale hegjemoniste është e ngjitur për muri dhe se kërcënimet se do ta sulmojë Kosovën,kukuvajkat,shantazhet dhe majmunllëqet e saj janë për piolitikë ditore dhe se lehjet e Serbisë gjenocidale i ngjajnë qenit që leh e që nuk ka dhëmbë të kafshojë.