NGA: REXHEP TORTE
Kjo u dëshmua edhe më rastin e dështimit të takimit ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit më 25 qershor 2024 në Bruksel, me ç’rast Albin Kurti, ua futi dy këmbët në një këpucë dhe i la me ‘gishta në gojë’ edhe Joseph Borrellin edhe Miroslav Lajçakun, pro-serbë të dëshmuar, duke i paraqitur Serbisë kriminale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, tri kushte për vazhdimin e mëtejmë të dialogut.
1.Të formalizohet Marrëveshja bazë duke u nënshkruar nga shgefat përkatës të qeverive; 2. Të tërhiqet letra e rezervimit të deportuar nga ish kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq më 13 dhjetor 2023; dhe 3. Të dorëzohen në organet e gjyqësisë së Kosovës krimineli Milan Radoiçiq dhe dhe grupi i tij terrorist.
SHBA dhe BE çuditërisht edhe për këto tre kushte tejet të arsyeshme, racionale dhe konstruktive, nuk u turpëruan fare dhe morën guximin ta kritikojnë Albin Kurtin për dështimin e këtij takimi në Bruksel.
Kjo qasje e gabuar dhe kjo maskaradë fëmijërore e SHBA-së dhe BE-së, më shtyri që t’i parashtroj publikisht këto pyetje.
Diplomatë dhe burrështetas aktual të SHBA-së dhe të BE-së a keni familje, farefis dhe a keni fëmijë në gjirin tuaj apo në fqinjësi. Shikojini sa të njomë, të ndjeshëm, të brishtë e të pafuqishëm janë ata fëmijë. Parafytyroni ata fëmijë e foshnje në Kosovë që duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare u vranë pamëshirshëm e mizorisht së bashku me nënat e tyre nga ushtarët, paramilitarët e policët e Serbisë gjenocidale gjatë agresionit të Serbisë në Kosovë?!
Diplomatë dhe burrështetas aktual të SHBA-së dhe BE-së Antony Blinken, James O’Brien, Gabriel Escobar, Christopher Hill, Jeffrey Hovenier, Jorn Rohde, Joseph Borrell, Miroslav Lajçak, Emanuel Macron, Olaf Scholz e Gerorgia Meloni, pa mendoni me mendje të shëndoshë e njerëzisht sa shumë gaboni, kur Serbinë gjenocidale e favorizoni, ndërsa Kosovën viktimë e kritikoni dhe e sanksiononi, mendoni me sa shpirtligësi e padrejtësisht Kosovën pro SHBA, pro BE e pro NATO, e kritkoni dhe e ndëshkoni, ndërsa Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq e ledhatoni?!
Miroslav Lajçak, proserbi i shitur te Serbia gjenocidale më 24 qershor 2024 deklaroi se, “Diçka dunet të jepet për të marrë diçka”. Analizoni sa skandaloze dhe anti njerëzore është kjo deklaratë e këtij pro serbi. Kjo deklatarë nënkupton që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe edhe pse kjo pakicë serbe i ka të garantuara të gjtha të drejtat mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës. Kjo deklaratë skandaloze dhe e papranueshme nënkupton krijimin e një autonomie të pakicës serbë, që më pastaj kjo pakicë të kërkojë shkëputjen e veriut të Kosovës dhe bashkangjitjen me Serbinë gjenocidale së bashku me minierat e Trepçës, me Ujmanin dhe pasuritë e tjera nënokësore e mbitokësore të Kosovës, pa të cilat Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet normal.
Kjo deklaratë armiqësore e Mirosllav Lajçakut për fat të keq mbështetet edhe nga SHBA-ja edhe nga BE-ja, të cilat harrojnë dhe nuk dëshirojnë të mendojnë se Serbia gjenocidale në Kosovë, kreu më shumë se 400 masakra monstruoze, kreu dhunimin shtazarak të 20 mijë femrave autoktone e të pafajshme shqiptare, kreu rrëmbimin e 1600 djelmoshave autoktonë e të pafajshëm shqiptarë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe e bëri shkrumb e hi Kosovën.