NGA: REXHEP TORTE
Kjo tregon se demokracisë, paqes dhe sigurisë botërore më shumë se kurrë edhe sot i nevojitet president i nivelit dhe kalibrit si Bill Clinton, dhe diplomatë të nivelit dhe kalibrit si Madeleine Albrigt-ish Sekretare e Shtetit, si Ricard Holbruk-ish diplomat buldozher që e kuptonte të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, si gjenerali Vesley Clark-komandant që e gjunjëzoi Serbinë agresore gjenocidasle.
Demokracinë, paqen dhe sigurinë botërore e dëmtojnë putha-dorasit e Serbisë si Antony Blinken, Derek Chollet, GabrielEscobar, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier, nga SHBA-të, dhe Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, të cilët nga paaftësia dhe vizioni i duhur diplomatik, po e mashtrojnë opinionin duke e lazdruar Serbinë dhe duke e kritikuar dhe sanksionuar padrejtësisht Kosovën.
Kosova me Kushtetutën e saj demokratike është shteti më demokratik në Evropë, Kushtetutë e cila të gjithë qytetarët pa përjashtim i trajton në mënyrë të barabartë, megjithatë Kosova padrejtësisht është bërë objekt kritikash dhe sanksionesh nga SHBA, BE dhe NATO.
Serbia gjenocidale hegjemoniste edhe pse është gjeneratore dhe organizatore e të gjitha konflikteve dhe e tensioneve në veri të Kosovës, del si vaji mbi ujë, duke u bërë lajka dhe duke i mashtruar SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, duke i shfrytëzuar ndihmat financiare dhe ushtarake të Perëndimit, dhe në të njejtën kohë, është duke u ulur në prehrin e Vladimir Putinit, duke mos i vendosur asnjë sanksion Kremlinit.
Serbia për qëllime hegjemoniste dhe ekspansioniste në veri të Kosovës i themeloi strukturat paralele, grupet e armatodura kriminale serbe dhe kontrabandistët kriminelë serbe, për ta destabilizuar dhe penguar Kosovën në forcimin e shtetit të ri demokratik.