SHBA, BEdhe NATO assesi nuk duhet të lejojnë ta besojnë kriminelin Aleksandër Vuçiq, se do të sjell paqe e siguri në Ballkan veçmas nëpërmjet dialogut Kosovë-Serbi.
Të rikujtojmë se krimineli Aleksandër Vuçiq, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, së bashku planifikuan, nxitën dhe kryen gjenocid në Kosovë duke vrarë e masakruar më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm në më shumë se 400 masakra të inçizuara e të filmuara nga Esat Shala me shokë, që ndërkombëtarëve mund t’u dërgohen në çdo moment.
Bota demokratike për fat të keq u beson dhe mashtrohet nga rrenat e Aleksandër Vuçiqit se gjoja Serbia në Kosovë nuk ka kryer vrasje e masakra dhe se masakrat na qenkan të sajuara.
Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq nuk po e pranojnë as edhe Masakrën e Reçakut, të cilën e konstatoi në vend Uilijam Ualker-asokohe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, i cili menjëherë e informoi Selinë e OSBE-së, Selinë e NATO-s dhe OKB-në, se Serbia po kryen gjenocid në Kosovë.
Uilijam Ualker i vuri në lëvizje Bill Clintonin-Presidentin e SHBA-ve. Medeline Albright-Sekretaren Amerikane të shtetit dhe Havier Solanën-Shefin e NATO-s, që gjenelali Uesley Clark t’i nis sulmet 78 ditore të aviacionit të NATO-s ndaj caqeve serbë në Kosovë, Serbi e Malin e Zi, sulme që e detyruan kriminelin Sllobodan Milloshëviq të dorëzohet dhe me bishtin ndër shalë të urdhërojë tërheqjen e turpshme nga Kosova.
Duhet të jesh kokëbosh që të mos e kuptosh se SHBA, BE dhe NATO, janë kapluar nga fobia dhe tradhtia dhe sipas logjikës së tyre për ta tëhequr Serbinë kah Perëndimi janë të gatshëm t’ia japi peshqesh veriun e Kosovës, dhe se nuk e vënë aspak në peshojë se a do të mund ta arrijnë një gjë të tillë.
Albin Kurti-Kryeministri aktual i Kosovës, është i vetmi funksionar që ka patur Kosova në liri e pavarësi, i cili ua ka prishur nga themelet pazaret e planet Departamentit Amerikan të Shtetit, BE-së, dhe NATO-s, për ta bërë Kosovën kurban të Serbisë gjenocidale hegjemoniste.
Kryeministri Albin Kurti sot po përballet me planet anti Kosovë të Antony Blinkenit e Gabriel Escobarit nga SHBA-të, po përballet me planet anti Kosovë të Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga BE-ja, me planet anti Kosovë të Edi Ramës, me planet anti Kosovë të pozitës mjerane e skandaloze PDK, LDK dhe AAK në Kosovë dhe me planet anti Kosovë të kriminelit Aleksandër Vuçiq.
Kjo është në përputhje të plotë me thënien popullore filozofike shqiptare, se ndaj armikut duhet të veprosh me shtatë hile dhe një trimëri, që do të thotë se për të ardhur gjerë te trimëria, këtë na e ka treguar e dëshmuar historia, se armikut duhet me i bë hile, dredhi e dinakëri, për tu mbrojtur nga kurthet e tij.
Kryeministri Albin Kurti, deri tani po dëshmon një një mjeshtëri lakmuese dhe u ka thënë stop këtyre planeve ogurzeza ndaj Kosovës shtet i pavarur e sovran, planeve ogurzeza që vijnë nga SHBA dhe BE, nga Edi Rama, nga opozita në Kosovë dhe nga krimineli Aleksandër Vuçiq.
SHBA, BE dhe NATO e kanë forcën për vendimmarrje, por që edhe Kosova e pranojmë apo nuk e pranojmë ne, për fatin e saj të mirë e ka Kryeministrin Albin Kurti, i cili i ka nuhatur mrekullisht planet e Antony Brinkenit, Gabriel Escobarit,Christopher Hillit dhe Jeffrey Hovenierit, planet e Joseph Borrelit, Miroslav Lajçakut dhe planet ekspansioniste të kriminelit Akesandër Vuçiq, për t’ia falë Serbisë gjenocidale Veriun e Kosovës, së bashku me minierat e Trepçës dhe së bashku me Liqenin e Ujmanit, që janë tokë e Kosovës dhe pa të cilat Kosova nuk mund të jetë shtet normal.
Të gjithë analistët dhe studjuesit eminentë nga SHBA dheMbretëria e Bashkuar, në vazhdimësi e kritikojnë qasjen e gabuar ndaj Kosovës që po veprojnë SHBA-të dhe BE-ja, duke thëne se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohjen reciproke, dhe se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është bazament për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.