Shkruan Rexhep Torte
…Gjykata Speciale në Hagë do ta hapën “Kutinë e Pandorës” dhe do t’i zbulojë njërin pas tjetrit, urdhërdhënësit dhe kryerësit e vrasjeve politike për pushtet dhe vrasje e gazetarëve.
Kjo tregon se më në fund drejtësia do të vihet në vend dhe se përpjekjet e opozitës së sotme në Kosovë për t’i mjegulluar dhe mbuluar krimet në Kosovë do të dështojnë përfundimisht.
….
Kjo tregon se të akuzuarit në Hagë nuk do të mund t’i shpëtojë as Edi Rama, as Vlora Çtaku, as Erion Veliaj as Ganimete Musliu, as Enver Hoxhaj, as Isa Mustafa, as Behgjet Pacolli, as Rexhep Mejdani, as Alfred Mojsiu, as Pandeli Majko, as Naim Tërnava, as Imzot Dom Gjergji, as Artur Krasniqi dhe as biznesmeni milioner Ramiz Kelmendi, të cilit isnpektorati në mars të vitit 2022, ia gjeti 35 tonelata mish të prishur që mund t’i helmonte 300 mijë konsumatorë, dhe as Glauk Konjufca dhe as Albulena Haxhiu, që e vizituan Hagën.
Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu le t’i kryejnë detyrat e shtëpisë, sepse për Gjykatën Speciale në Hagës kujdesen ndërkombëtarët.
Zbardhja e të vërtetës për vrasjet politike për pushtet, për vrasjet e gazetarëve për fjalën e lirë, do t’i disiplinojë edhe Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn që të vetëdijësohen se krimet e kryera dhe keqqeverisjet do të ndëshkohen.
Zbardhja e të vërtetës për vrasjet politike për pushtet dhe për vrasjet e gazetarëve për fjalën e lirë, do ta qetësojë sadopak edhe dhimbjen e madhe të familjarëve të viktimave të këtyre vrasjeve mizore, sepse edhe këto viktima e kishin të drejtën e tyre dhe duhej ta gëzonin dhe përjetonin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.