Lajme

Torte: Kush i përkrah veteranët e rrejshëm është tradhtar i Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:21 / 23 July 2023

Qeveria e Albin Kurtit ka deklaruar se është e nevojshme që këto lista të fryra të veteranëve të pastrohen dhe për këtë lypset një bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe OVL-UÇK-së.

Nga ajo që është shkruar në media, del se Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Agim Çeku, janë

fajtorët kryesorë për fryrjen e këtyre listave me veteranë të rrejshëm, bile duke marrë edhe ryshfet, nga personat që nuk kanë qenë fare në luftë e që figurojnë në listat si veteranë të luftës.

Në bazë të të gjitha analizave ekziston bindja se gjatë luftës nuk ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë të UÇK-së, dhe se numri i tanishëm prej 60 mijë veteranë është i pakuptueshëm dhe që e rëndon tepër Buxhetin e Kosovës.

Ekziston bindja e argumentuar se ky numër kaq i madh i veteranëve të rrejshëm, është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet si rezervuar i opozitës në Kosovë sa herë që mbahen zgjedhjet.

Qeveria e Albin Kurtit shpreson se pas spastrimit të listave të fryra do të mbetet vetëm numri real I atyre që vërtet kanë qenë pjesëmarrës në luftë dhe se edhe pagat e tyre do të rriten maksimalisht, sepse e meritojnë një rritje të këtillë.

Fryrja e listave të veteranëve të luftës me veteranë të rrejshëm, është bërë më paramendime negative vetëm për të shkaktuar probleme në shtetin e ri të Kosovës.

Analizat flasin se po të kishte patur Kosova 60 mijë ushtarë të UÇK-së, Serbia gjenocidale në asnjë mënyrë nuk do të kishte mundur t’i kryejë 420 masakra që rezultuan me afër 15 mijë shqiptarë të autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar, që rezulton më 20 mijë femra shqiptare të dhunuara në Kosovë, që rezulton me më shumë se 1600 djem e vajza shqiptare të rrëmbyera me forcë nga ushtria gjenocidale e Serbisë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, që rezulton me bërjen e Kosovës shkrumb e hi dhe me eksodin e shkaktuar të më shumë se 1 milion shqiptarëve të pafajshëm e të pambrojtur.

Papërgjegjësia, korrupsioni dhe turpi për fryrjen e listave të veteranëve të rrejshëm, bie mbi Hshim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Agim Çekun, të cilët duhet të përgjigjen penalisht para organeve të drejtësisë në Kosovë.

Por papërgjegjësia, korrupsioni, turpi dhe mëkati bie edhe mbi numrin kaq të madh të veteranëve të rrejshëm, të cilët pamëshirshëm shkelën mbi dinjitetin e 2000 ushtarëve të rënë heroikisht në frontin e luftës dhe shkelën mbi dinjitetin e tërë viktimave të pafajshme të vrarë, të masakruar, të dhunuar dhe të rrëmbyer gjatë këtij agresioni gjenocidal të Serbisë në Kosovë. E drejta vonon por nuk harron.