Liria nuk dehte meritë as edhe e veteranëve të rrejshëm të Kosovës dhe as e udhëheqësve tradhtarë, vëllavrasës dhe hajna të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Çka lypët dhe vepruat, ajo edhe u gjeti
O ish komandantë dhe ish udhëheqës të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, o tradhtarë, o vëllavrasës, o hajna, merreni guximin sa nuk është bërë tepër vonë dhe trimërohuni, pendohuni, lehtësoheni shpirtin e hiqni dorë nga tradhtia dhe pranoni qoftë në Hagë apo në Prishtinë se keni tradhtuar, se keni mbjellë vëllavrasjet për pushtët dhe keni bërë hajni multi milionëshe.
O tradhtarë, o vëllavrasës, o hajna ish komandantë dhe ish udhëheqës të Kosovës gjatë luftës dhe pas luftës, trimërohuni, pendohuni, lehtësoheni shpirtin dhe kthejani Kosovës të vjedhurat multi milionëshe, sepse s’keni ku të shkoni, nuk mund të mashtroni e të shpëtoni nga ky kob i madh që ia shkaktuat Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur.
Kthejuni Zotit dhe të vërtetës se jetën nuk e keni një mijë vjet, por jeta zgjat, aq sa e ka caktuar Zoti i Madhërishëm, ndryshe do te mbeteni të gabuar e të mallkuar.
Trimërohuni e mendoni në mëngjes, gjatë ditës ose para se tu kaplojë gjumi se, a mund t’ë shpëtoni nga zullumi, që ia keni bërë dhe që po ia bëni Kosovës?!
Mendoni se a mund të shpëtoni nga pleqëria dhe se a mund të shpëtoni nga goditja e ndonjë sëmundje të rëndë, edhe sikur ta jepnit tërë pasurinë që e keni bërë me tradhti dhe hajni?!
Trimërohuni dhe mendoni se, në çfarë gjendje do t’u gjejë pleqëria, dhe se kur të vdisni, a mund t’i merrni me vete postet për të cilat u vëllavratë, u grindët e u përleshët edhe në parlament se, a mund t’i merrni me vete postet dhe pasurinë që i fituat duke mashtruar e duke u hy në hak vëllezërve shqiptarë të një gjaku dhe të një kombi?!
Trimërohuni dhe binduni se, gjatë varrimit, do të merrni vetëm një gropë varri të mbuluar me truall, dhe se në këtë jetë do t’i leni tërë tradhtinë, hajninë, postet e pasurinë, për të cilat domosdo në jetën e përtejme do të jepni llogari para Zotit të Madhërishëm.
Trimërohuni, dhe binduni se më mirë është të jetoni me ndershmëri, atdhedashuri, zemërbardhësi e me lavdi, se sa me tradhti, hajni e poshtërsi.
Trimërohuni dhe binduni se, as tradhtia, as hajnia, as postet, as pasuria, as familja, as shokët dhe as miqtë, nuk do të mund tu ndihmojnë ta parandaloni pleqërinë, sëmundjen dhe vdekjen.
Trimërohuni dhe binduni se, pas vdekjes nuk mund të ktheheni kurrë më në këtë jetë, për të cilën u vëllavratë për poste, u munduat që të krijoni pasuri mbi pasuri me hajni, duke i varfëruar dhe dëmtuar vëllezërit t’uaj shqiptarë të një gjaku dhe të një kombi, sepse postet dhe pasuria me haram janë mëkatet më të mëdha ndaj Kosovës dhe ndaj Zotit që me siguri do t’u bien kokës.
Kot e keni mundin dhe kot e keni shpresën, të gjithë ju vëllezër shqiptarë që e shkelët dhe po e shkelni lirinë, atdhedashurinë lavdinë mirësinë ndershmërinë, për tradhtinë, postet dhe pasurinë.