Ballina

Torte: Në Kosovë, tradhtari të quan tradhtar – krimineli të quan kriminel dhe hajni milioner të quan hajn

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 23 October 2022

Hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit në Gjykatën e Hagës vijnë nga Akademi të Mëdha, dhe mundësia e fshehjeve të gjurmëve apo devijimit të procest është shumnë e vogël, kurse ekzistojnë 6 mijë orë inçizime dhe 2 milion faqe të shkruara dëshmi. Të akuzuarit dhe atyre potencialë i pret një process i vështirë dhe mundësia e rrëzimit të këtyre pprovave është zero….

….

Kjo Gjykatë do ta pastrojë UÇK-në nga një strukturë e cla e ka dëmtuar brenda dhe jashtë”, deklaroi për “Bota sot” më 19 tetor 2022, avoksti Gazmend Halilaj i angazhuar për të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ky është një paralajmërim i fuqishëm se më në fund drejtësia do të vihet në vend dhe se përpjekjet e opozitës së sotme në Kosovë për t’i mjegulluar dhe mbuluar vëllavrasjet për pushtet dhe vrasjet e gazetarëve për fjalën e lire në Kosovë do të dështojë përfundimisht.

Këtë në vazhdimësi po e argumenton me shkrimet e tij Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, si njohes dhe ndjekës i drejtpërdrejtë i vëllavrasjeve për pushtet, i tradhtive, hajnive dhe korrupsionit kriminal të ish komandantëve të UÇK-së gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Këtë në shkrimet e tij po e argumenton Idriz Zeqiraj-analisti dhe njohësi i keqpërdorimeve të fondeve të “3 %” përqindshit dhe të “Vendlindja Thërret” për luftën e UÇK-së, dhe i vëllavrasjeve politike për pushtet gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Këtë në shkrimet e tij po e argumenton Prof. Dr. Enver Bytyqi, njohës i shkëlqyer i çështjeve mbarëshqiptare dhe gjeostrategjike ndërkombëtare.

Këtë në shkrimet e tyre po e argumentojnë Idriz Morina-Kryeredaktor i “Bota Sot”, Prof. Binak Maxharaj nga Amerika, Prof. Sulejman Mehazi, Idriz Morina dhe shumë analistë, studjues, opinionistë, gazetarë dhe intervistues të Redaksisë “Bota Sot” të mediumit të vetëm të pavarur mbarë shqiptar.

Është tepër shqetësues dhe habit fakti që opozita e sotme në Kosovë PDK, LKD, AAK dhe Nisma, përkundër të gjitha këtyre argumenteve, me mashtrime e manipulime në Parlamentin e Kosovës dhe jashtë tij, nëpërmjet deklaratave të udhëheqësve te tyre partiakë, apo nëpërmjet organizimit të protestave të veteranëve të luftës dhe të sindikatave të arsimit, po përpiqen në të gjitha mënyrat në çdo rast dhe në çdo kohë, ta pengojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë në realizimin e reformës në drejtësi, prokurori, gjykata, ne realizimin e Vetingut dhe në fillimin e veprimit të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Opozita e sotme në Kosovë është vënë në mbrojtje totale të të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë, me arsyetimin banal se gjoja po përbaltet lufta e UÇK-së, edhe pse e dinë shumë mirë se të akuzuarit në Hagë ndodhen vetëm për shkak veprave të tyre idividuale dhe që nuk kanë fare lidhje me luftën çlirimtare dhe të ndershme të UÇK-së, gjë të cilen e konfirmoi Clint Vilijamson – ish prokurori amerikan, se janë hedhur poshtë si të pa baza pretendimet e Dick Martyt për trafikim organesh.