Lajme

Torte: Nuk mund të jesh edhe tradhtar, edhe atdhetar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:05 / 30 April 2023

Është hipokrizi neveritëse, që Isa Mustafa-akademiku munafiku si kryeministër i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi në vitet 2013 dhe 2015, e nënshkruajti marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje tejet e dëmshme dhe e rrezikshme për sovranitetin e Kosovës, që ia ka lidhur duart Kosovës dhe që e ka çuar në këmbë faktorin ndërkombëtar duke i bërë presione të padrejta Kosovës demokratike ne favor të Serbisë gjenocidale.

Është hipokrizi neveritëse, që Isa Mustafa dhe ASHAK u kujtuan tash pas 24 vitesh të organizojnë një Konferencë të këtillë për gjenocidin serb në Kosovë.

Është hipokrizi neveritëse, që Isa Mustafa gjersa ishte kryetar i LDK-së dhe ASHAK-u, nuk u kujtuan asnjëherë të organizojnë Konferencë Shkencore për vrasjet e qindra aktivistëve të LDK-së dhe të disa gazetarëve për fjalën e lirë dhe të vërtetë në Kosovë.

Bashkëpunim në Kosovë dhe me Shqipërinë

Është hipokrizi neveritëse, që ASHAK derisot nuk pati nismë që sëbashku me Akademinë e Shkencve dhe të Arteve të Shqipërisë, të themelojnë një ekip historianësh për të hartuar një projekt të përbashkët për përgatitjen dhe botimin e librit me titull “Gjenocidet shekullore serbë ndaj shqiptarëve autoktonë”.

Kjo si përgjigje ndaj librit skandaloz që e botoi Serbia në vitin 2020 në gjuhën anglkeze përplot më gënjeshtra e falsifikime me titull, “ Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”, e që e ka shpërndarë nëpër botë.

Ky projekt do tu dërgohej pwr ta finnancuar Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisëm ose do të gjendeshim mundësi dinancimi edhe nga mërgimtarët apo buznesmenët tanë

ASHAK është dashur dhe duhet të bashkëpunojë ngushtë me Lidhjen e Historianëve të Kosovës dhe me Lidhjen e Historianëve Dega “Ali Hadri” në Deçan, për pretendimet e Serbisë për Manastirin e Deçanit, dhe lidhur me autoktoninë shqiptare të tërë kishave, manastireve dhe patriarkanavve në Kosovë.

ASHAK në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve të Kosovës, duhet të përgatisin një material dokumentues për këto objekte kulti të krishterfa shqiptare në Kosovë, të cilat Serbia gjenocidale dynon t’i përbrtësojë, dhe këtë material t’ia dorëzojnë Qeverisë së Kosovës, Selisë së Shenjtë në Vatikan, UNESCO-s, OKB-së, SHBA-ve dhe BE-së.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës si Instutucion i lartë shekencor kulturor e studimor, është dashur dhe duhet të jetë, busulla orientuese dhe sugjeruese e të gjitha sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova pas lirisë dhe pavarësisë së shumëpritur.

ASHAK, është dashur dhe duhet të jetë kudhra, ndërsa anëtarët e saj akademikë duhet të jenë çekani alarmues dhe vetëdijësues për çdo Qeveri, Presindencë dhe Parlament të Kosovës, për të dhënë udhëzimet dhe për të demaskuar lëvizjet negative e të dëmshme në Kosovën e pasluftës.