Lajme

Torte: Opozita në Kosovë e pa distancuar nga krimi dhe hajnia

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:13 / 2 March 2023

Albin Kurti nuk ka mbi shpinë asnjë aferë korruptive, apo aferë tradhtie ndaj Kosovës, përkundrazi Albin Kurti ka një biografi të pastër atdhetare, një përvojë të hidhur të kaluar nëpër burgjet e Serbisë, por edhe një përvojë të hidhur kur si lidër i Lëvizjes Vetëvendosje arrestohej dhe tëhiqej zvarrë dhe burgosej nga qeverisja e kësaj opozite tradhtare e mjerane e Kosovës, për protestat që Albin Kurti i organizonte kundër punës së papërgjegjshme të ish qeverive.

PDK-ja edhe pse e ka kryetarin e ri Memli Krasniqi, nuk është reformuar apo distancuar nga e kaluara e zezë, dhe është vënë në mbrojtje të tradhtisë, vëllavrajseve të kundërshtarëve politikë për pushtet, të vrasjes së gazetarëve për fjalën e vërtetë , në mbrojtje të Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerëve që ndodhen, apo që do të shkojnë prapa grilave në Hagë, për vrasjen e qindra aktivistëve të LDK-së. Apo për vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë, apo për pasurim multi milionësh pas luftës në Kosovë.

LDK-ja, edhe pse e ka kerytarin e ri Lumir Abdixhiku, ende nuk ka bërë asnjë hap që të reformohet, apo të distancohet nga e kaluara dhe të kërkojë me ngulm zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të saj.

AAK-ja ka mbetur nën kthetrat e Ramush Haradinajt, i cili akuzohet për afera korruptive, për bashkëpunim me kapobandot serbe në veri të Kosovës, për pasurim të jashtëligjshëm milionësh dhe për keqqeverisje, sepse gjersa isht kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, mendojnë se me rrëzimin e Albin Kurtit dhe të bQeverisë së tij, do të shpëtojnë nga Byroja për konfiskimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe se do të shpëtojnë edhe nga paditë ligjore, pas reformimit prokurorisë dhe gjyqësisë, dhe pas Vetingut në drejtësi që pritet të ndodh në Kosovë.