Lajme

Torte: Opozita në Kosovë synon me tradhti të rikthehet në pushtet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:02 / 14 February 2023

Memli Krasniqi – Kryetar i PDK-së, Ramush Haradinaj – Kryetari i AAK-së dhe Avdullah Hoti-ish kryeministri i Kosovës nga LDK-ja, udhëtuan për në SHBA për të marrë pjesë në lutjet e mëngjësit që u organizuan të enjten më 2 shkurt 2023 në Kongresin Amerikan, dhe siç deklaruan kanë patur takime me diplomatë dhe kongresmenë të SHBA-ve.

Këto takime të opozitarëve nga Kosova në SHBA, dëshmojnë se opozita në Kosovë përbën kalin e Trojës, me shpresën që me ndihmën e SHBA-ve dhe të BE-së ta rrëzojnë Qeverinë e Albin Kurtit dhe në stilin e tradhtarëve Hashim Thaçi e Isa Mustafa ta copëtojnë Kosovën në favor të Serbisë.

Opozita e sotme në Kosovë po bën propagandë se gjoja Albin Kurti është kundër SHBA-ve, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Memli Krasniqi – kryrtar i PDK-së, Lumir Abdixhiku- krye tar i LDK-sw dhe Ramush Haradinaj – kryetar i AAK-së, duke e kritikuar padrejtësisht Albin Kurtin- Kryeministrin e Kosovës, dhe me inistimin e tyre që në Kosovë të themelohet Asociacioni i komunave serbe, i ndihmojnë Serbisë kriminale, me të vetmin qëllimn që të rikthehen në pushtet.

Opozita e sotme në Kosovë është bunkerizuar dhe nuk është reformuar apo distancuar nga e kaluara e saj e zezë, dhe është vënë tërësisht në mbrojtje të tradhtive të derisotme, është vënë në mbrojtje të vëllavrasjeve të qindra kundështarëve politikë për pushtet gjatë luftës dhe pas luftës, është vënë në mbrojtje të vrasësve të vrasjeve të gazetarëve për fjalën e vërtetë, dhe në mbrojtje të keqqeverisjes, hajnisë dhe të pasurimit multi milionësh të jashtëligjshëm të fituar me korrupsion pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Këtë e deshmojnë më së miri Raporti i Sigurimit të KFOR-it amerikan në Kosovë dhe Raporti i “Freedom House”.