Ballina

“Shpërthen” Torte: Për Serbinë kriminale dhe për tradhtarët e Kosovës, Hashim Thaçi ishte kukull e lehtë për ta manipuluar.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:50 / 3 August 2022

Shkruan Rexhep Torte

Richard Grenelli teveqeli, me të cilin krekoseshin duke u fotografuar edhe Avdullah Hoti me Skender Hysenin, nuk nguroi që dje më 31 korrik, i frymëzuar nga tensionimi i situatës në Veri të Kosovës, me paturpësinë më të madhe të deklarojë se, “Kthejeni menjëherë Hashim Thaçin”, sepse për Serbinë kriminale dhe për tradhtarët e Kosovës, Hashim Thaçi ishte kukull e lehtë për ta manipuluar.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij u ka mbetur kockë në fyt Serbisë Kriminale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, nga kjo kthim prapa nuk ka.