Lajme

Torte: Serbia nuk po i përfill SHBA-të, BE-në e NATO-n, ndërsa po sanksionohet vetëm Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:08 / 16 August 2023

Kosova, shqiptarët dhe Qeveria e Albin Kurtit përkundër konstuktivitetit të treguar në dialogun Kosovë-Serbi, kanë hasur në një absurditet të paparë, ku Serbia gjenocidale hegjemoniste nuk përfill asnjë marrëveshje të arritur deri sot, duke përfshirë edhe marrëveshjen e Fundit dhe Aneksin për të cilin ranë dakord më 18 mars 2023 në takimin në Oher.

Megjithatë SHBA dhe BE dhe NATO, në vend që ta sanksionojnë Serbinë, e kanë sanksionuar padrejtësisht Kosovën.

Shembulli më i mirë që e shpërfaq arrogancën dhe mospëfillen nga Serbia gjenocidale , është Marrëveshja për të pagjeturit, të cilën Serbia po e shantazhon në vazhdimësi.

Kosova, kryetar të Komisionit për të pagjeturit e ka emëruar Andin Hotin-djalin e Mr. Ukshin Hotit, të paqedashësit dhe të pro amerikanit me tërë qenien e tij, të cilin e kam pasur shok të ngushtë dhe i cili për SHBA-të gjithnjë fliste me një respekt të jashtëzakonshëm.

Të rikujtojmë se, Mr. Ukshin Hoti ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb dhe është magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Ka kryer specializimet në universitetet e SHBA-ve në Çikago, Harvard, Kembrizh, Boston dhe Uashington. Ka qenë i vetmi person i zgjedhur për përfaqësimin e tërë specializantëve dhe studentëve pasuniversitarë nga Evropa në SHBA.

Kjo i mundësoi Mr. Ukshin Hotit që të kontaktojë me pushtetarë të SHBA-ve, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në simpoziume shkencore që të njihet me shumë profesorë dhe intelektualë të shquar në SHBA.

Nga gjysma e dytë e viteve të 70-ta deri në vitin 1981 Mr. Ukshin Hoti ka punuar në detyra politike dhe arsimore në Kosovë si ligjërues në Fakultetin Juridik-drejtimi juridik-diplomatik dhe sekretar në Sekretariatin për marrëdhënie me Botën e Jashtme në KE dhe në Kuvendin e Kosovës, si edhe në institucionet federative të ish Jugosllavisë për marrëdhënie me botën e Jashtme.

Mr Ukshin Hoti u magjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ku në mënyrë briliante e mbrojti temën e magjistraturës me titull “Faktori kinez në marrëdhëniet SHBA-Rusi”.

Mr. Ukshin Hoti nuk arriti të doktorojë sepse profesorët në ish Jugosllavi nuk ia pranonin temat që ai i propozonte për doktoraturë.

Mr Ukshin Hoti në ish judosllavi u dënua disa here padrejtësisht me dënime drakonike, të cilat i vuajti në burgjet e Lubjanës, Mitrovicës së Sremit Nishit, Prizreni dhe të Dubravës, ku pasi e përfundoi dënimin, më16 maj 1999, ditë e diel dhe ditë jo pune, ai u lirua nga ky burg dhe prej atij momenti u humb çdo gjurmë e tij.