Ironia më e madhe është se këto tre parti mjerane opozitare në Kosovë, të cilat e dëmtuan aqë shumë Kosovën, me vëllavrasje për pushtet,me hajni,korrupsion dhe në dialogun Kosovë-Serbi,synojnë të rikthehen në pushtet gjoja për ta shpëtuar Kosovën, jo nga Serbia,por nga Albin Kurti.
Kësaj i thonë avanturë Don Kishoteske,i thonë ta rahish ujin në havan,i thonë kadal beg se ka hendek,se janë votuesit ne Kosovë,që këtyre partive mjerane nuk do t’u japin asnjë vote, sepse këto tre parti opozitare mjerane janë si thëngjilli i djegur dhe janë të konsumuara.
O Memli Krasniqi,O Lumir Abdixhiku,O Ramush Haradinaj,korrigjohuni e hiqni do të nga këto marrëzi që ua ka futur djalli në kokë, sepse siç thotë populli, tradhtarët e kombit nuk kanë brinjë pë t’i dalluar, por dallohen nëpëmjet këtyre egove të sëmura që u kanë kapluar fund e krye.
Kësaj i thonë shqip, Stambolli digjet e k**** krehen. Turp, turp, turp!