Lajme

Torte: Tradhti kombëtare është të mbrohet TV Klan Kosova, i themeluar nga Baton Haxhiu faqeziu…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:55 / 2 August 2023

NGA: REXHEP TORTE

Tradhti kombëtare është të mbrohet TV Klan Kosova, i themeluar nga Baton Haxhiu faqeziu, ,që pas një odisejande mafioze,duke i clësuar Gjakovën si qytet të Serbisë dhe Pejën si qytet të Serbisë, kjo është e pafalshme.

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërtimtarisë dhe Tregtisë u bojkotua nga gazetarët në Konferencën më 1 gusht 2023, në shenjë revolte ndaj vendimit të kësaj ministrie për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të TV Klan Kosova.

Agjencioni i Gazetarëve të Kosovës duhet të jetë shembull i atdhedashurisë ndaj Kosovës dhe përkrah Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij,që janë bastion i mbrojtjes së pavarësisë dhe i integritetit territorial të Kosovës,sidomos në këto sfida dhe kohë të liga nëpër të cilt është duke kaluar Kosova, si pasojë e gabimeve dhe tradhtive të qeverive të kaluara,dhe si pasojë edhe e ndryshimit të qasjes së partnerëve tanë strategjikë,që për ta shkëputur Serbinë gjenocidale nga Rusia, janë në gatshëm që ta sakrifikojnë edhe një pjesë të territorit të Kosovës.

Kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë, për hir të dinjitetit të dëshmorëve të lirisë, për hir të mijëra e mijëra viktimave të pafajshme autoktone shqiptare,dhe për hir të së ardhmes të fëmijëve tanë dhe të brezave që do të vijnë.