Lajme

“Trembet se është shtatzënë”, Luiz Ejlli i bën thirrje Policisë: Kur ta shihni Kiarën në rrugë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:17 / 1 March 2024

Këngëtari Luiz Ejlli njoftoi para disa ditësh, që i ka bërë një dhuratë bashkëshortes së tij Kiara Tito.

Ai tregoi, se i ka blerë një makinë të re, që sipas tij është tërësisht e merituar prej saj.

Ndërkohë që sot, Luizi ka treguar se ka mbaruar të gjithë procedurat e regjistrimit të mjetit dhe vendosjen e targës.

Fituesi i Big Brother VIP 2, me anë të një videoje në Instagram, iu bëri thirrje shoferëve dhe Policisë së Shtetit, që kur ta shohin në rrugë Kiarën të mos i bien borisë sepse trembet, pasi është shtatzënë, dhe ta lejojnë të kalojë.