Lajme

“Triumf historik”, Ngjela: Shqiptaria po ecën drejt rimarrjes së territoreve të tjera të pushtuara, lodhen kot të paguarit!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:27 / 7 June 2024

Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se shqiptaria po shkon drejt rimarrjes së territoreve të pushtuara të saj.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se shqiptarët, edhe pse u masakruan në dy shekujt e fundit, tani po ndihen më të fortë se kurrë, përcjell Bota sot.

Ngjela u ka reaguar edhe “disa të paguarve” që sipas tij, donin të cenonin gjuhën shqipe.

Reagimi i tij në Facebook:

Asgjë nuk i bëjnë më dot fqinjët Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqiptarizmi, me gjuhën shqipe kudo, tani është në triumf historik, sepse shqiptarët edhe pse u masakruan gjatë dy shekujve të fundit nga pushtuesit e territoreve shqiptare, ata tani ndihen më të fortë se kurrë.

Në vitin 2008 shqiptaria krijoi shtetin e saj të dytë, Kosovën, dhe ndërkohë po ecën drejt rimarrjes së territoreve të tjera të pushtuara.

Gjithsesi gjuha shqipe është sot epiqendra e çdo shqiptari, por edhe e historisë së Shqipërisë.

Lodhen kot të paguarit!

Forca e shqiptarisë sot është në krijim, por dhe në një mbështetje të lartë ndërkombëtare.

Sot, dje dhe pardje pashë mjeranë që donin të cenonin gjuhën shqipe.

Dhe prandaj, iu përgjigja me shkencëtarin e madh të gjuhës shqipe Aristidh Kola, i cili, para se të ndërronte jetë, shkroi një nga kryeveprat e historisë së shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dhe prandaj injoranteve u bëra këtë pyetje:

Po Aristidh Kolën në librin e tij brilant ARVANITËT, a e keni lexuar? Në Iliadën homerike Aristidh Kola ka nxjerrë rreth 2000 fjalë shqip.

Ende me Beogradin dhe Athinën jeni ju?

Aristidh Kolën e helmuan grekët pikërisht për këtë.

Image

Ja disa nga 2000 fjalët shqipe që gjenden në gjuhën homerike.