Lajme

Trump i përgjigjet Khameneit: Të shpëtova nga vdekja e shëmtuar dhe e turpshme, nuk më the as faleminderit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:33 / 27 June 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur liderit suprem të Iranit, Ayetollah Ali Khamenei pasi ai shpalli fitoren kundër Izraelit.

Khamenei deklaroi se Irani ka fituar luftën ndaj Izraelit, pavarësisht se u shkatërruan tri qendrat kryesore bërthamore pas bombardimeve edhe nga SHBA-ja.

“Përse një i ashtuquajtur ‘lider suprem’ Ayatllah Ali Khamenei, i Iranit të bërë llom nga lufta, të thotë aq me lehtësi dhe budallallëk se ai fitoi luftën me Izraelin, kur e di se deklarata e vet është rrenë… Unë e shpëtova nga një vdekje e turpshme dhe e shëmtuar, dhe nuk thotë, ‘Faleminderit, president Trump’”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan javë më parë ka deklaruar se izraelitët e kishin pyetur për ta vrarë pasi me shumë gjasë e kishin në cak, por Trumpi kishte refuzuar këtë plan.