Lajme

Trump: Nuk dua ndryshim të regjimit në Iran

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:02 / 24 June 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke synuar një ndryshim regjimi në Iran, duke u tërhequr nga qëndrimi i shprehur vetëm dy ditë më parë.

Deklaratën e bëri gjatë udhëtimit me avionin presidencial Air Force One, teksa po nisej drejt Hagës për të marrë pjesë në samitin e radhës të aleancës, raporton Associated Press.

“Nuk e dua këtë. Do të doja të shihja që gjithçka po qetësohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha Trump gazetarëve që udhëtonin me të.

Ai theksoi se një ndryshim regjimi do të nënkuptonte destabilitet: “Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe idealisht, nuk duam të shohim kaq shumë kaos”.

Këto deklarata vijnë pasi gjatë fundjavës, Trump kishte shkruar në rrjetet sociale: “Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë një ndryshim të regjimit???”.