3:01 / 20 January 2026
Presidenti amerikan shpërndan foto të montuara ku flamuri i SHBA-së mbulon Amerikën e Veriut dhe Groenlandën
Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një seri imazhesh të montuara që paraqesin Groenlandën si pjesë të territorit amerikan. Postimet janë bërë në platformën e tij Truth Social dhe kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
Një nga imazhet duket të jetë një version i montuar i një fotografie të gushtit 2025, e marrë gjatë vizitës së liderëve evropianë në Uashington për një telefonatë mes Trumpit dhe presidentit rus Vladimir Putin. Në këtë version të ri, tabela e prezantimit është ndryshuar dhe mbi hartë shfaqet një flamur amerikan që mbulon Amerikën e Veriut, Kanadanë dhe Groenlandën.
