10:47 / 25 April 2022
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë që se nuk do të rikthehet në platformën e mediave sociale Twitter edhe nëse llogaria e tij rikthehet, pasi miliarderi Elon Musk e bleu rrjetin social.
Trump tha për Fox News se do t’i bashkohej platformës së tij Truth Social gjatë shtatë ditëve të ardhshme, siç ishte planifikuar, transmeton Sot News.
“Unë nuk do të kthehem në Twitter, do të qëndroj në platformën Truth. Shpresoj që Elon ta blejë Twitter-in, sepse dëshiron ta përmirësojë atë dhe ai është një njeri i mirë”, tha ai.