Lajme

Turpi më i madh i këtij BBV, Zhaklina shantazhohet nga burri i Oltës!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:42 / 8 February 2023

Nuk kanë fund skandalet në këtë “BBV!” Një audio e opinionistes së “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, në një bisedë në rrjetin social ‘Whatsapp’, tregon se kjo e fundit është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari.

Teksa e pohon me gojën e saj, Zhaklin Lekatari shton se burri i Oltës ka tentuar “ta blejë me para”, duke shprehur se këtë gjë ia ka thënë edhe produksionit.

“Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”– thotë Zhaklin Lekatari në audio-n.

Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra, të drejtpërdrejta dhe përkrahjen e kauzave të ndryshme.

Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e famshme dy herë në javë.

Sigurisht, rreth qëndrimeve të tyee ka reagime pro dhe kundër. Por, ju rikujtojmë çfarë deklaroi Zhaklina për Oltën në një intervistë të dhënë më herët.

“Olta ka një protagonizëm që njerëzit i bezdis, por mua nuk më bezdis protagonizmi i saj. Është më shumë teatrale, nuk e shoh Oltën si një njeri të ligë”-shprehej ajo.