Eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se Serbia ka eskaluar me sulme ndaj Kosovës.
Sipas tij, serbët po e sulmojnë Kosovën, Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore.
Eksperti i sigurisë, shkruan se shërbimet sekrete serbe kanë gëlltitur një rrenë se Turqia po e armatos Kosovën, dhe nga kjo kanë prdhuar edhe rrena të tjera.
closevolume_off
Mediat serbe kanë shkuar se, ’11 kamionë plot armatim janë nisur nga Turqia për në Kosovë’.
Kjo sipas Musliut, ka bë që të dridhen serbët.
Postimi i plotë:
Serbia ka eskaluar – duke sulmuar Kosovën, ajo po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore
Të gjitha mediet e Serbisë, me kryeredaktor Aleksandar Vuçiqin, tashmë, duke dashur që ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe Turqinë.
Sipas tyre, shërbimet sekrete serbe “paskan” të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën.
Por, shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër.
Në rrjete sociale ka qarkulluar një një fotografi e kamionëve ushtarakë turq, ku ka pasur edhe komente të shqiptarëve. Dhe, serbët janë dridhur dhe kanë krijuar sulm informativ, duke dashur që ta godasin Kosovën dhe Turqinë.
Kombinacion dezinformatash!