Lajme

U bënë prindër për herë të parë, LUIZI zbulon tre arsyet pse vajza e tyre quhet Luna Mari!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 2 May 2024

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë më 30 Prill, pasi e vogla e tyre Luna Mari Ejlli, erdhi në jetë.

Çifti ditën e djeshme ka dalë në një “live” në Instagram, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë uruar për vajzën e tyre. Mes pyetjeve të ndjekësve ka qenë edhe ajo për emrin e dytë të vajzës, “Mari”.

Këngëtari e ka shpjeguar se dy gjyshet e tyre quhen Mari dhe në nder të tyre tani edhe vajza mban të njëjtin emër.

“Luna Mari se është Shën Mëria në radhë të parë. Është gjyshja e Kiarës e ka emrin Mari, por edhe gjyshja ime e ka emrin Mari”, ka thënë Luizi.